Alarm për motin ekstrem: El Niño ‘super’ sjell rrezik për nxehtësi, thatësira dhe përmbytje
Bota duhet të përgatitet për nxehtësi ekstreme, thatësira dhe përmbytje në disa rajone gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa po zhvillohet një El Niño jashtëzakonisht i fuqishëm, paralajmëroi të enjten Organizata Botërore Meteorologjike (WMO). Temperaturat e oqeanit në rajonet tropikale të Paqësorit, të cilat kanë një ndikim të madh në modelet e motit në mbarë botën, janë tashmë jashtëzakonisht të larta, tha agjencia e OKB-së me seli në Gjenevë. “El Niño po merr përmasa të jashtëzakonshme para syve tanë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, në një deklaratë. “Shkenca nuk lë vend për dyshime: planeti ndodhet në ujëra të paeksploruara dhe këto ujëra po ngrohen.” Vetë WMO-ja nuk përdor termin “Super El Niño”, i cili është përqafuar nga disa ekspertë të klimës. Agjencia i...
Burimi:
syri.net