No Image Available

Alarm për llogaritë/ Kush po fshihet pas emrit të Raiffeisen? Banka paralajmëron klientët

Raiffeisen Bank ka paralajmëruar klientët për mesazhe mashtruese që qarkullojnë në emër të institucionit financiar dhe synojnë marrjen e të dhënave personale dhe bankare. Përmes këtyre mesazheve, autorët përpiqen të krijojnë përshtypjen se klienti duhet të verifikojë urgjentisht llogarinë ose të përditësojë informacionin e tij për të shmangur bllokimin e shërbimeve. Në të vërtetë, lidhjet e përfshira në SMS mund t’i drejtojnë qytetarët drejt faqeve të falsifikuara, ku kërkohen fjalëkalime, të dhëna kartash dhe kode sigurie. Banka këshillon klientët të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, të mos japin kode njëpërdorimëshe dhe të verifikojnë çdo kërkesë përmes kanaleve zyrtare. Nëse një klient ka dhënë informacione bankare në një faqe të dyshimtë, duhet të kontaktojë menjëherë bankën. Rreziku nuk qëndron te marrja e SMS-së, por te...