Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Një valë kërcënimesh për vendosjen e bombave ka vënë në alarm autoritetet e aviacionit në Evropë. Tre fluturime janë përfshirë në incidentet e raportuara gjatë orëve të fundit, duke detyruar devijimin e avionëve drejt aeroporteve të tjera. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një Airbus A320 që udhëtonte nga Dublini drejt Romës, një avion të kompanisë Wizz Air që ishte nisur nga aeroporti Malpensa në Itali dhe një tjetër fluturim nga Helsinki drejt kryeqytetit italian. Avioni i linjës Dublin-Romë u devijua drejt aeroportit francez të Évreux, në Normandi. Sipas të dhënave të raportuara, ai u kthye nga itinerari fillestar teksa ndodhej mbi zonën e Essonne, në jug të Parisit, përpara se të ndryshonte drejtimin dhe të vijonte fluturimin drejt bazës ajrore në Normandi. Forcat Ajrore...