Alarm për 300 të rinj të droguar në Halloween? Shefi i Toksikologjisë në QSUT përgënjeshtron lajmin
Lajmi që qarkulloi në disa portale shqiptare për rreth 300 të rinj që dyshohej se kishin përfunduar në urgjencën e QSUT-së pas konsumimit të një substance narkotike, të hedhur dyshohet në pije gjatë festimeve të Halloween-it në Tiranë, rezulton i pavërtetë. Ka qenë shefi i Toksikologjisë në QSUT, Andrin Tahiri, ai që ka hedhur poshtë këto pretendime, duke sqaruar se nuk ka pasur një fluks të tillë pacientësh dhe as raste të konfirmuara të përdorimit të të ashtuquajturave “droga të përdhunimit”. Sipas Tahirit, gjatë ditës së festimeve janë paraqitur disa të rinj për shkak të abuzimit me alkoolin, por situata nuk ka qenë aspak në përmasat e raportuara. Ai theksoi se asistenca e mirëfilltë toksikologjike është kërkuar vetëm për një rast, duke e cilësuar lajmin...
Burimi:
kohajone.com