Alarm në Mesdhe, sulmohet me dronë anija ruse “Lady Mariia”, kërcënim për sigurinë detare! (VIDEO)
Një incident i rëndë është raportuar në Mesdheun qendror, pas sulmit me dronë ndaj anijes Ro-Ro “Lady Mariia”, me flamur rus. Ngjarja, e cila dyshohet se ka ndodhur më 6 shtator 2026 në zonën detare mes Kretës dhe Libisë, ngre shqetësime të reja për sigurinë e anijeve tregtare në këtë pjesë të Mesdheut. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat e specializuara detare dhe kompania e sigurisë detare Ambrey, anija është goditur të paktën tetë herë nga dronë ajrorë. Goditjet kanë prekur kuvertën dhe zonën e oxhakut, duke shkaktuar një zjarr në bord. Deri tani nuk raportohet për viktima. “Lady Mariia”, me kapacitet 7,184 tonë, është ndërtuar në vitin 2000 dhe është një anije që ndodhet nën sanksione. Sipas të dhënave të publikuara, ajo është përfshirë...
Burimi:
javanews.al