Alarm në Himalaje/ Mbi 300 mijë njerëz në rrezik nga katastrofat natyrore, Nepali nën hijen e përmbytjeve tragjike

Alarm në Himalaje/ Mbi 300 mijë njerëz në rrezik nga katastrofat natyrore, Nepali nën hijen e përmbytjeve tragjike

Zgjerimi i ndërtimeve në Himalaje po rrit rrezikun për qindra mijëra banorë, të cilët jetojnë në zona të ekspozuara ndaj përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe shpërthimit të liqeneve akullnajore. Një studim i ri shkencor paralajmëron se të paktën 300 mijë njerëz mund të jenë në rrugën e katastrofave të mundshme natyrore, si pasojë e zhvillimit të shpejtë urban dhe turistik në këto zona. Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore Scientific Reports, sipërfaqja e ndërtuar në zonat me rrezik të lartë në veri të Nepalit, në pjesë të Tibetit juglindor dhe në një zonë të shtetit indian Uttarakhand është rritur me rreth 45 për qind nga viti 2016 deri në vitin 2023. Në zonat e kërcënuara veçanërisht nga përmbytjet e shkaktuara prej liqeneve akullnajore, rritja...