Alarm në britani nga El Niño/ Qytetarëve u kërkohet të grumbullojnë ushqime e ujë
Fenomeni klimatik El Niño po intensifikohet, ndërsa autoritetet britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve të përgatiten për situata të mundshme emergjente, duke siguruar në shtëpi ushqime, ujë dhe pajisje bazë për rastet kur mund të mbeten për disa ditë pa energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm. Ministrja britanike e Mjedisit, Ushqimit dhe Çështjeve Rurale, Angela Eagle, ka deklaruar për “The Guardian” se familjet duhet të kenë rezerva ushqimore në rast se kushtet ekstreme të motit i detyrojnë të qëndrojnë në banesa derisa të mbërrijnë ekipet e emergjencës. Ekspertët këshillojnë që familjet të sigurojnë ushqime me afat të gjatë përdorimi dhe që nuk varen domosdoshmërisht nga gatimi. Profesoresha Elizabeth Robinson, ekonomiste mjedisore në London School of Economics, rekomandon rezerva ushqimore dhe ujë për rreth dy javë....
Burimi:
ntv.al