Alarm në Angli nga përhapja e fruthit: 92.5% e të infektuarve nuk kishin vaksinë, qindra përfunduan në spital
Një analizë e madhe epidemiologjike mbi përhapjen e fruthit në Angli ka nxjerrë në pah pasojat e rënies së vaksinimit, duke treguar se shumica dërrmuese e personave të prekur nga sëmundja nuk kishin një vaksinim të dokumentuar kundër saj. Studimi, i publikuar në revistën shkencore “Eurosurveillance”, analizoi 2 821 raste të konfirmuara laboratorikisht gjatë periudhës tetor 2023 – shtator 2024. Bëhet fjalë për shpërthimin më të madh të fruthit në Angli në më shumë se dy dekada. Sipas rezultateve, 92.5% e personave të infektuar nuk kishin një regjistrim të vaksinimit MMR, që mbron kundër fruthit, shytave dhe rubeolës. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve u regjistrua te fëmijët e vegjël, veçanërisht në zonat urbane me nivel më të lartë të privimit ekonomik dhe social. Shifrat...
Burimi:
syri.net