Alarm i ri sigurie në Evropë, dronë mbi bazën ushtarake në Britani! SHBA dhe Londra nisin hetimet
Alarm sigurie në bazën ajrore amerikane RAF Lakenheath, në Britaninë e Madhe. Personeli ushtarak amerikan është urdhëruar të strehohet në ambiente të sigurta, pas njoftimeve për praninë e dronëve të paautorizuar mbi bazën ajrore amerikane. Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara konfirmuan se ekipet e sigurisë reaguan menjëherë ndaj dronit të dyshimtë. Sipas autoriteteve, nga incidenti nuk pati persona të lënduar dhe as dëme në avionë apo në infrastrukturën e bazës. Një zëdhënës i Ministrisë britanike të Mbrojtjes bëri të ditur se autoritetet janë në koordinim me palët përkatëse për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe origjinën e dronit. Vetëm pak ditë më parë, ushtria amerikane zhvendosi më shumë se 12 avionë luftarakë nga baza RAF Mildenhall, pas raportimeve për kërcënime të sigurisë që dyshohet...
Burimi:
javanews.al