Alarm fals për bombë në një shkollë në Tiranë, arrestohet një person

Alarm fals për bombë në një shkollë në Tiranë, arrestohet një person

Policia e Tiranës ka arrestuar paraditen e sotme shtetasin Edmond Jatagani, pasi ky i fundit dyshohet se dha një alarm falas për bombë në shkollën “Emin Duraku”. Antiterrori ka përgjuar numrin e denoncuesit ku u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani, i cili më pas u arrestua. Personi që është arrestuar kishte për qëllim krijimin e panikut dhe sipas policisë rezulton një nga pjesëmarrësit më aktiv në protestë. Në njoftimin e policisë thuhet: “Specialistët e Njësisë Antiterror arrestuan për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, shtetasin M. J., 47 vjeç. 47-vjeçari dyshohet se, rreth orës 06:30 të datës 14.09.2026, ka telefonuar Policinë e Tiranës, duke pretenduar për terrorizëm dhe lëndë të shkatërrimit...