Alain Delon, ikona e kinematografisë franceze
Aktori i njohur francez, Alain Delon, i cili konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë evropiane të shekullit XX, lindi më 8 nëntor 1935, në Sceaux të Francës. Delon e nisi karrierën e tij në fund të viteve ’50, ndërsa shumë shpejt u bë një nga aktorët më të njohur të kinemasë franceze dhe ndërkombëtare. Me pamjen, stilin dhe interpretimet e tij, ai u shndërrua në një ikonë të filmit dhe një simbol të bukurisë mashkullore të kohës. Gjatë karrierës së tij, ai interpretoi në dhjetëra filma të njohur, ndër të cilët veçohen “Purple Noon”, “Rocco and His Brothers”, “The Leopard”, “Le Samouraï” dhe “La Piscine”. Në punën e tij bashkëpunoi me regjisorë të njohur si Luchino Visconti, Jean-Luc Godard, Jean-Pierre Melville dhe...
Burimi:
kultplus.com