Alaba i befason të gjithë me destinacionin e ri, arrihet marrëveshja me klubin e Serie A
23 Shtator 2026 17:30 Telesport I mbetur si lojtar i lirë në treg që nga qershori i këtij viti kur i mbaroi kontrata me Real Madridin, David Alaba është ende pa skuadër. Megjithatë, duket se austriaku e ka zgjedhur skuadrën dhe destinacionin e tij të ri. Fabrizio Romano zbulon se mbrojtësi austriak ka arritur një marrëveshje verbale me Udinese-n. Mbeten ende për t’u zgjidhur disa detaje përfundimtare. Ndërkohë, babai i tij, i cili vepron edhe si këshilltar i tij, e bëri të qartë në një intervistë të fundit për “Kronen Zeitung” se vendimi për të ardhmen e 34-vjeçarit ishte i pashmangshëm: “Ka pasur kërkesa të shumta. Në SHBA, në Evropë, kudo. Kjo do të vazhdojë, e di këtë. Ai do ta ndjekë këtë proces. Së...
Burimi:
telesport.al