Al Pacino nderohet me Çmimin SAG-AFTRA për Arritje Jetësore
Aktori legjendar amerikan Al Pacino është përzgjedhur për të marrë Çmimin SAG-AFTRA për Arritje Jetësore, vlerësimi më i lartë që ndan Shoqata e Aktorëve të Ekranit të Amerikës për kontributin në industrinë e filmit dhe televizionit. Ylli i filmave ikonikë si “The Godfather”, “Dog Day Afternoon” dhe “Scent of a Woman” do të bëhet aktori i 62-të që merr këtë çmim, i cili nderon një karrierë të jashtëzakonshme artistike, si dhe angazhimin humanitar. Pacino pritet ta pranojë çmimin më 28 shkurt, gjatë edicionit të 33-të të Çmimeve të Aktorëve, në Shrine Auditorium në Los Angeles. Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën Netflix. Duke reaguar ndaj këtij vlerësimi, aktori u shpreh se, megjithëse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar duke kërkuar rrugën...
Burimi:
kultplus.com