Akuzohet për korrupsion/ GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka caktuar ‘arrest shtëpie’ për administratorin e kompanisë publike “ECO-ELB”, Leli Kaja. Ky i fundit u arrestuar dy ditë më parë në Elbasan. Kaja u vu në pranga nga agjentë të BKH-së në lagjen “Fushë Mbret” të Elbasanit, ndërsa akuzohet se mori një zarf me 4 mln lekë ryshfet nga një biznes. Emri i Leli Kajës ishte përfshirë më herët në hetimin e Prokurorisë së Elbasanit për aktivitetin e “ECO-ELB”. Në korrik 2025, në kuadër të këtij hetimi u kryen 14 kontrolle në banesa të personave të lidhur me çështjen, mes tyre edhe banesa e administratorit të kompanisë. Hetimi, i regjistruar që në vitin 2024, është fokusuar te marrëdhëniet institucionale dhe financiare mes “ECO-ELB” dhe tetë bashkive të qarkut Elbasan. Prokuroria...
Burimi:
gijotina.com