Akuzohen se ndihmuan Ergys Agasin, Apeli lë në burg Fatjon Kalluçin dhe liron Embro Sulejmanin

Akuzohen se ndihmuan Ergys Agasin, Apeli lë në burg Fatjon Kalluçin dhe liron Embro Sulejmanin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Embro Sulejmanin, duke vendosur lirimin e tij nga qelia. Sulejmani ishte arrestuar nën dyshimin se kishte ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë periudhës kur ky i fundit ishte në kërkim nga autoritetet. Sulejmani punonte si kamerier në lokalin ku, sipas hetimeve, Agasi zhvillonte takimet e tij. Autoritetet dyshonin se ai kishte ndihmuar në fshirjen e gjurmëve të këtyre takimeve, si dhe i kishte siguruar ushqime biznesmenit gjatë kohës që qëndronte i fshehur. Gjatë dëshmisë në Gjykatën e Posaçme, Sulejmani kishte pranuar se e njihte Ergys Agasin, pasi të dy janë nga Durrësi. Ai kishte konfirmuar gjithashtu se i kishte dërguar ushqime gjatë periudhës kur biznesmeni ishte në kërkim, por kishte mohuar se kishte kryer ndonjë...