Akuzat për fyerje dhe shpifje nga Adriatik Lapaj, Gjykata e Apelit i jep të drejtë Agron Shehajt
Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë në çështjen gjyqësore mes kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Me vendimin e datës 1 tetor 2026, Apeli i GJKKO-së e ka shpallur Shehajn të pafajshëm edhe për veprën penale të “Fyerjes”, duke rrëzuar dënimin me 300 mijë lekë gjobë që ishte dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë. Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi edhe vendimin e Shkallës së Parë për pafajësinë e Shehajt për veprën penale të “Shpifjes”. Çështja gjyqësore kishte nisur pas kallëzimit të paraqitur nga Adriatik Lapaj më 1 prill 2025, lidhur me disa deklarata publike të bëra nga Shehaj. Lapaj e kishte akuzuar atë për “Fyerje” dhe “Shpifje”....
Burimi:
javanews.al