“Akuzat janë të pavërteta…”/ Pacolli paralajmëron veprime ligjore ndaj Manjanit dhe Currit

“Akuzat janë të pavërteta…”/ Pacolli paralajmëron veprime ligjore ndaj Manjanit dhe Currit

Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të bëra në emision televiziv, ku ishin të ftuar edhe ish-ministri Ylli Manjani dhe analisti Arjan Curri. Në një reagim të publikuar pas kthimit nga një udhëtim jashtë vendit, Pacolli pretendon se gjatë emisionit janë bërë ndaj tij akuza dhe deklarata që ai i konsideron të pavërteta, shpifëse dhe të pambështetura në fakte. Pacolli thotë se është i gatshëm t’i kundërshtojë këto pretendime përmes dokumenteve dhe provave. Reagim i plotë:  Paralajmërim për Ylli Manjanin dhe Arian Currin! Pas kthimit tim nga një udhëtim i gjatë, u njoha me deklaratat e bëra në emisionin “Top Story” të Grida Dumës në Top Channel, ku ishin të ftuar, ndër të tjerë, ish-ministri Ylli Manjani dhe “opinionisti” Arjan Curri. Edhe sot insertët e...