Akuzat e reja kundër Ballukut/ Reagon Bardhi: Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen, që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit?
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas akuzave të reja të ngritura nga SPAK ndaj Belinda Ballukut, duke kërkuar heqjen e imunitetit parlamentar të saj. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së thotë se pozita penale e Ballukut është rënduar sërish me tre akuza të reja, krahas asaj për shkeljen e barazisë në tendera. Bardhi ndalet edhe te sekuestrimi i vilës në Palasë të Ballukut. Në reagimin e tij, deputeti i PD-së ngre pikëpyetje mbi arsyet pse SPAK nuk i është drejtuar ende Kuvendit për heqjen e imunitetit të Ballukut. Ai i referohet gjithashtu një deklarate të mëparshme në Kuvend se rëndimi i pozitës penale duhet të shoqërohet me rëndimin e masës së sigurimit. Bardhi thekson se drejtësia po vonon veprimet dhe...
Burimi:
gijotina.com