No Image Available

AKUZAT E BERISHES/ ANALISTI: NESE KETU NDODH SI NE HUNGARI E SERBI, AJO QE SHKRIHET ESHTE PD-JA

Analisti Andi Bushati, ka komentuar sulmin e kryedemokratit Sali Berisha ndaj protestës. Bushati tha se Berisha, duke parë atë që ndodhi në Hungari dhe Serbi, e ka të qartë se, nëse ajo situatë ndodh në Shqipëri, ajo që zhduket është opozita. Sipas tij, thirrja e Berishës ishte për militantët e tij që të mos bashkohen me “Flamingot”. Bushati: Unë jam përplasur edhe me ty në këtë studio dhe ende nuk e besoj se Rama dhe Berisha janë bashkë dhe merren vesh në distancë. Fatkeqësisht, Revolucioni i Flamingove po tregon se Rama dhe Berisha janë të destinuar të kacavirren te sistemi i vjetër. Kjo i bën ata aleatë. Nuk kishte mjerim më të madh sesa të shihje Berishën duke goditur Flamingot, Arlind Qorin dhe gjithë partitë...