AKU aksion në gjithë Shqipërinë: Gjobiten 8 subjekte, mes tyre kopshti i fëmijëve dhe një spital që nuk “korrigjuan” shkeljet

AKU aksion në gjithë Shqipërinë: Gjobiten 8 subjekte, mes tyre kopshti i fëmijëve dhe një spital që nuk “korrigjuan” shkeljet

aku TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ushtruar kontrolle në 160 subjekte ushqimore gjatë dy ditëve në të gjithë vendin. Në një njoftim publik, AKU bën me dije se nga inspektimet e kryera, janë marrë 9 masa administrative me "paralajmërim" për një shkelje të lehtë, dhe 8 gjoba me vlerë 1.460.000 lekë për shkelje të konstatuara dhe problematika të evidentuara. Kontrollet janë ushtruar në 50 subjekte me origjinë shtazorë, 78 subjekte me origjinë jo-shtazore dhe 32 subjekte MBIB, në Fier, Shkodër, Durrës dhe Dibër. Sipas njoftimit, në Fier është konstatuar mungesë të kushteve higjieno-sanitare në subjektin R. Sauli me aktivitet “përpunim mishi” për të cilën janë marrë masat nga bllokimi i 2089 kg mish, te gjoba në 1.000.000 lekë dhe ndërprerje e pjesshme e...