“Zyrtarët shtetërorë tallen me çdo fond publik”/ Pedagogu në protestë: Listat e deputetëve janë të kriminalizuara

“Zyrtarët shtetërorë tallen me çdo fond publik”/ Pedagogu në protestë: Listat e deputetëve janë të kriminalizuara

Pedagogu Gert Metani ka mbajtur një fjalim të fortë përpara protestuesve te Kryeministria, duke ndarë përvojën e tij personale si ish-pjesëtar i forcave RENEA dhe duke denoncuar degradimin e sistemit arsimor, policisë dhe mungesën e hapësirave për fëmijët. Në nisje të fjalës së tij, ai vlerësoi qëndresën e qytetarëve si rrugën e vetme për ndryshim dhe ngriti alarmin për gjendjen në institucionet arsimore dhe ato të rendit. “Ju jeni njerëz të lirë të një populli të robëruar! Vetëm nga ju mund të vijë shpëtimi dhe nga kushdo që proteston! Kontributi juaj do e çlirojë Shqipërinë nga kjo kastë e korruptuar! E dini se në Shqipëri policia dekonspiron, universitetet shesin diploma dhe nxjerrin mina me sahat! Nuk bëjnë asnjë studim mbi kuotat që lëshojnë diplomat! Në...