Zvërneci, Rama: Lëreni të mbarojë puna, nëse s’iu pëlqen, këtu jemi

Zvërneci, Rama: Lëreni të mbarojë puna, nëse s’iu pëlqen, këtu jemi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të hënë, 1 qershor, lidhur me debatet dhe kundërshtimet për projektin e investimit në zonën e Zvërnecit. Gjatë një deklarate publike, kreu i qeverisë mbrojti projektin, duke theksuar ndikimin e tij ekonomik, potencialin për hapjen e mbi 10 mijë vendeve të punës dhe mbështetjen që, sipas tij, do t’i japë bujqësisë vendase përmes bashkëpunimit me fermerët. Rama hodhi poshtë shqetësimet e ngritura nga ambientalistët dhe mediat greke për dëmtimin e mjedisit, duke garantuar se laguna do të rehabilitohet dhe se investimi do të sjellë përmirësime mjedisore në zonë. Ai theksoi se debati nuk duhet parë si një çështje që lidhet me një kompani të vetme, por me zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e Shqipërisë. “Ça do marrin, detin? Jo,...