‘Zvërneci’/ Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së Partisë Socialiste
Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, një grup qytetarësh vijuan protestën nëpër rrugët e Tiranës. Protestuesit marshuan fillimisht drejt selisë së Partisë Socialiste, ku forca të shumta policie kishin rrethuar godinën. Më pas ata u drejtuan te zona e njohur si “15-katëshi”, ku bllokuan për pak minuta kryqëzimin, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit. Më tej, protestuesit vijuan lëvizjen në drejtim të zonës së Ushtarit të Panjohur, ku u ulën simbolikisht në mes të rrugës për disa minuta, në shenjë proteste. Pas këtij aksioni simbolik, qytetarët u shpërndanë, duke i dhënë fund protestës së mbrëmjes.
Burimi:
sot.com.al