Zjarri shkrumbon makinën në Korçë, nis hetimi për ngjarjen
Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Ravonik të Korçës në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit. Siç duket edhe në pamje, automjeti është djegur plotësisht. Policia e Korçës po vazhdon hetimet për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com