Zjarri që vrau emigrantin, punëtorët rrëfejnë panikun pas flakëve ku humbi jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi

Zjarri që vrau emigrantin, punëtorët rrëfejnë panikun pas flakëve ku humbi jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi

Një ditë pas zjarrit tragjik në ambientet e një kompanie në Vrrin të Durrësit, ku humbi jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi dhe mbeti i lënduar një tjetër punonjës nga Kenia, kolegët e viktimës tregojnë momentet e panikut dhe frikës të përjetuara mëngjesin e së dielës. Zjarri ra në kuzhinën që përdorej për gatim. Flakët përfshinë edhe një nga dhomat e fjetjes, ndërsa në momentin e ngjarjes punonjësit ndodheshin në gjumë. “Dje ra zjarr në pjesën e kuzhinës. Një situatë shumë e rrezikshme. Punëtorët nga Bangladeshi jetojnë në anën ku ra zjarri, ndërsa ne të tjerët, jemi nga India dhe të vendosur në anën tjetër”, tha njëri nga punëtorët. Një tjetër punëtor tha: “Ndihemi shumë keq. Ai që humbi jetën ishte një nga shokët tanë. Erdhi...