Zjarri nuk ndalet as pas 48-orëve në Mallakastër, era dhe temperaturat e larta përkeqësojnë situatën
Prej afro 48 orësh, flakët vijojnë të përpijnë sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha në fshatin Ribaj të Mallakastrës. Zjarri, i cili ka nisur që në mëngjesin e ditës së djeshme, ka avancuar në drejtim të fshatit Lofkënd, duke përfshirë dhjetëra hektarë me pyje dhe bimësi. Gjatë ditës së djeshme, në terren u angazhuan forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrja u mbështet edhe nga ajri me dy helikopterë. Në orët e mbrëmjes zjarri u konsiderua i vënë nën kontroll, por gjatë natës flakët u riaktivizuan. Sot, në ndihmë të forcave zjarrfikëse ka mbërritur edhe një avion Air Tractor AT-802F Fire Boss, i cili po operon për herë të parë në zonën e Mallakastrës, duke ndërhyrë nga ajri në vatrat më problematike. Pavarësisht ndërhyrjes intensive...
Burimi:
sot.com.al