Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

Një vatër e madhe zjarri u shfaq pasditen e sotme edhe në fshatin Çorrush të Mallakastrës, duke shkaktuar shumë dëme. Një shkëndijë elektrike dyshohet se shkaktoi zjarrin pranë kabinës elektrike dhe më pas flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga era. Flakët përshkuan rreth 1 hektarë sipërfaqe, ndërsa zjarri dëmtoi edhe mbi 15 pemë ulliri shekullore. Fatmirësisht, zjarri u fik në kohë dhe situata tashmë është nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.