Zjarri në Vlorë/ Flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit hasin probleme nga terreni i vështirë
Zjarri në zonën e fshatit Panaja vijon të jetë aktiv. Sipas zjarrfikësve që ndodhen në terren, në kodrat e fshatit, flakët janë favorizuar nga era duke u përhapur me shpejtësi, ndërsa raportohet se po digjen edhe disa rrënjë ullinjsh shekullorë. Sipas asaj që raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë nga rruga, zjarrfikësit e kanë të pamundur të shtrijnë tubacionet e autobotëve me ujë deri në vatrën e zjarrit. Ata po punojnë me mjete rrethanore, kryesisht me degë pemësh, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve. Situata paraqitet e njëjtë dhe mbetet problematike, forcat zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv