Zjarri në Krujë/ Ministri Lamallari: Mirënjohje për efektivët që luftuan me flakët, çdo sekondë vlen

Zjarri në Krujë/ Ministri Lamallari: Mirënjohje për efektivët që luftuan me flakët, çdo sekondë vlen

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar sërish pas situatës së rëndë të krijuar nga zjarri në Malin e Krujës, ku dhjetëra banorë u detyruan të largoheshin nga banesat e tyre. Lamallari, i cili shoqërohej nga kreu i Policisë së Shetit, Skënder Hita dhe drejtorin e Policisë së Tiranës Oliger Torba, vlerësoi punën e efektivëve të Policisë së Shtetit, zjarrfikësve dhe Forcave të Armatosura, të cilët u angazhuan për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e flakëve. “Në këto situata duhet të luftojmë me kohën, me rrezikun dhe t’i kuptojmë njerëzit me empati. Nuk është hera e parë dhe jam i bindur që nuk do të jetë hera e fundit që misioni fisnik i detyrës që ju mbani spikat në momente vendimtare, ku çdo...