Zjarri në apartamentin te Komuna e Parisit, asfiksohet fqinji në katin e 7-të
Një zjarr ka shpërthyer në një apartament në katin e 6-të të një pallati në lagjen Komuna e Parisit, në kryeqytet. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se zjarri ka shpërthyer në dhomën e një apartamenti. Si pasojë e tymit është asfiksuar fqinji që banonte një kat më sipër. “Rreth orës 10:00, në rrugën “Prokop Mina” ka rënë zjarr aksidentalisht në katin e shtatë të banesës të marrë me qira nga shtetaset K. Sh dhe S. Gj. Nga zjarri dyshohet se është asfiksuar nga tymi shtetasi A. K, i cili banonte një kat më lart banesës së tyre, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofto policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë...
Burimi:
top-channel.tv