Zjarri i tregut të fruta-perimeve në Lushnje, policia shpall në kërkim autorin e dyshuar të zjarrvënies

Zjarri i tregut të fruta-perimeve në Lushnje, policia shpall në kërkim autorin e dyshuar të zjarrvënies

Si rezultat i hetimeve sa i përket zjarrit të rënë në tregun e fruta-perimeve disa ditë më parë në Lushnje, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një shtetas i dyshuar si autor i zjarrvënies, ndërsa vijon puna për identifikimin e një shtetasi tjetër të përfshirë në ngjarje. Më 19 maj, sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë ka mbërritur njoftimi se tregu ishte përfshirë nga zjarri. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, brenda pak orësh, kanë mundur të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa tezga dhe produkte të tregtarëve. Fillimisht dyshohej se shkak ishte një shkëndijë elektrike, por hetimet e mëtejshme nën drejtimin e Prokurorisë kanë mundësuar identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit K. Ç., banues...