Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Zjarret dogjën rreth 16,180 hektarë pyje dhe kullota në Shqipëri gjatë periudhës janar-tetor 2025, ndërsa fatura e përllogaritur arriti në 7.19 miliardë lekë. Kjo vlerë mbulon vetëm humbjen e lëndës drusore dhe nuk përfshin koston për ripyllëzimin, rigjenerimin e tokës, dëmin në biodiversitet, bimët mjekësore, bujqësi, blegtori dhe infrastrukturë. Për pasojë, kostoja reale ekonomike dhe mjedisore e zjarreve është më e lartë. Sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis 2025, nga strukturat përgjegjëse në bashki dhe zonat e mbrojtura u raportuan gjithsej 346 raste zjarri. Flakët përshkuan 33,524.645 hektarë, prej të cilëve 16,179.97 hektarë rezultuan të djegur. Agjencia Kombëtare e Mjedisit e rendit vitin 2025 si vitin e dytë më të rëndë për zjarret pas vitit 2017, me sipërfaqe të djegur pothuajse dyfishin e regjistruar në...
Burimi:
gijotina.com