Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

Një zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Zenelaj, pranë varrezave. Sipas informacioneve, flakët përfshinë barishte dhe shkurre, ndërsa ekzistonte rreziku që zjarri të përhapej drejt zonës së banuar. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, zjarri u vu shpejt nën kontroll dhe u shua pa shkaktuar dëme të tjera. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.