Zjarr në Orikum/ Përfshihet nga flakët një banesë, dyshohet se shkaku ka qenë…

Zjarr në Orikum/ Përfshihet nga flakët një banesë, dyshohet se shkaku ka qenë…

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Orikum, ku dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në rrjetin elektrik. Sipas informacioneve paraprake, flakët u përhapën si pasojë e shkëndijave elektrike, duke shkaktuar dëme materiale në banesë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat izoluan flakët dhe parandaluan përhapjen e zjarrit në banesat përreth. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht shkaqet e zjarrit.