Zjarr në një banesë në Orikum, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale
Një zjarr ka përfshirë një banesë në Orikum, ku dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në rrjetin elektrik. Sipas informacioneve paraprake, flakët u përhapën si pasojë e shkëndijave elektrike, duke shkaktuar dëme materiale në banesë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat izoluan flakët dhe parandaluan përhapjen e zjarrit në banesat përreth. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht shkaqet e zjarrit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv