Zjarr në një banesë në Lushnje, një 12-vjeçare dërgohet në spital me shenja asfiksie
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një banesë në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake, në banesë jetonin dy persona, ndërsa një vajzë 12-vjeçare është transportuar në spital me shenja asfiksie nga tymi. Burime nga spitali bëjnë me dije se e mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e saj paraqitet e stabilizuar. Nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar. Flakët kanë rrezikuar edhe banesat fqinje, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht,...
Burimi:
kohajone.com