Zjarr në Mat/ Flakët përfshijnë sipërfaqe me bimësi, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarr në Mat/ Flakët përfshijnë sipërfaqe me bimësi, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të marte në Njësinë Administrative Ulëz, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Sipas të dhënave paraprake, përhapja e flakëve është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke vështirësuar ndërhyrjen në terren. Në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga punonjës të Bashkia Mat, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së tij në sipërfaqe të tjera. Autoritetet dyshojnë paraprakisht se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.