Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përfshijnë kodrat e zonës
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e kësaj të hëne, në zonën e Llamanit, në Himarë. Sipas raportimeve flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi në kodrat përreth. Zjarri është përhapur me shpejtësi në terren, ndërsa era e fortë po favorizon përparimin e flakëve. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por temperaturat e larta janë kryesisht shkaktarët kryesorë të kësaj periudhe. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm sipërfaqe toke të djegura.
Burimi:
gijotina.com