Zjarr në Karaburun/ Çfarë ndodhi, përfshihet sipërfaqe e madhe pyjesh, tymi pushton vijën bregdetare

Zjarr në Karaburun/ Çfarë ndodhi, përfshihet sipërfaqe e madhe pyjesh, tymi pushton vijën bregdetare

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur këtë të shtunë në zonën e Karaburunit, ndërsa re të dendura tymi janë bërë të dukshme përgjatë vijës bregdetare, duke tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe banorëve të zonës. Sipas pamjeve , flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në shpatet e Karaburunit, ndërsa tymi i dendur është përhapur në një zonë të gjerë, duke qenë i dukshëm edhe nga deti. Deri tani nuk ka informacion zyrtar për sipërfaqen e përfshirë nga zjarri.