“Zhvillim të vranësirave, dhe reshje shiu”/ Zbuloni parashikimin e motit, për ditën e nesërme

“Zhvillim të vranësirave, dhe reshje shiu”/ Zbuloni parashikimin e motit, për ditën e nesërme

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites. Në orët e pasdites përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në verilindje reshje shiu në formën e shtrëngata afatshkurtra. Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 34 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 13 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore prite të fitojë shpejtësi deri në 12m/s.