Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht

Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka reaguar për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Sipas Agjencisë, “proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative”. Më tej, ASHK sqaron se “të gjitha aplikimet kryhen online përmes portalit e-Albania dhe shërbimet përkatëse ofrohen gjithashtu në mënyrë elektronike, drejtpërdrejt në profilin e qytetarit aplikues”. “Gjithashtu, dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e aplikimit, përveç ngarkimit në sistemin elektronik, dërgohet përmes Postës Shqiptare pranë drejtorisë vendore, pavarësisht vendndodhjes së saj, për t’u administruar dhe bashkëlidhur me aplikimin e kryer në mënyrë të rregullt dhe të standardizuar”, lexohet në njoftimin e ASHK-së. Njoftimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon punën...