Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, reagon ASHK: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk preken
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) TIRANË- Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka reaguar pas kaosit të shkaktaur për transferimin e Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Përmes një reagimi zyrtar, ASHK sqaron procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që në vitin 2021, në kuadër të riorganizimit që synon përshpejtimin e trajtimit dhe unifikimin e praktikave të punë. Ndër të tjera, ASHK nënvizon për punonjësit e kadastrës së Vlorës se puna e tyre nuk rrezikohet nga zhvendosja, teksa po ashtu, sqaron dhe qytetarët se nuk preken nga kjo lëvizje. Kadastra thekson se të gjitha shërbimet sot janë të digjitalizuara dhe të avancuara. DEKLARATA E AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon punën për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes thjeshtimit dhe lehtësimit të proceseve të...
Burimi:
zeri.ai