Zhvendosen mbetjet toksike në Durrës pas ankesave të banorëve, 102 kontejnerët me mbetje dërgohen në një zonë tjetër

Zhvendosen mbetjet toksike në Durrës pas ankesave të banorëve, 102 kontejnerët me mbetje dërgohen në një zonë tjetër

Janë zhvendosur këtë të diel 102 kontejnerët me mbetje toksike të kompanisë turke Kurum International, të cilët më herët ndodheshin në Porto Romano, në Durrës. Zhvendosja u krye me urdhër të Prokurorisë për lirimin e hapësirës, ndërsa kontejnerët janë dërguar në një ambient tjetër privat në Spitallë, përballë lagjes së re të ndërtuar për familjet e prekura nga tërmeti. Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila i ka në administrim ka siguruar infrastrukturën për ruajtjen, ndërkohë që Policia e Durrësit ka siguruar transportin dhe perimetrin e jashtëm, ku mbetjet u vendosën. Analizat laboratorike të kryera në Itali treguan se mbetjet industriale të rikthyera në Shqipëri janë toksike dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin. Bëhet fjalë për rreth...