Zhupa: SPAK duhet të hetojë Mirela Kumbaron për skandalin e mbetjeve të rrezikshme
Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka reaguar në lidhje me krimin mjedisor që doli zbuluar një vit më parë me 2800 tonë mbetjet toksike në kontejnerë që dërgoheshin drejt vendeve aziatike, për të cilin janë arrestuar rreth 33 zyrtarë. Në një reagim në rrjete sociale, Zhupa thotë se kjo çështje përbën sipas saj një krim të rëndë mjedisor që nuk mund të mbyllet me hetime sipërfaqësore, duke kërkuar që SPAK të hetojë edhe ish-ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Sipas saj, mungesa e kontrollit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe autorizimet për eksport në kundërshtim me ligjet kombëtare e ndërkombëtare ngrenë dyshime serioze për përgjegjësi politike dhe institucionale, duke e cilësuar këtë aferë si një krim me pasoja afatgjata për shëndetin publik dhe mjedisin, që kërkon hetim...
Burimi:
gijotina.com