Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, merret në pyetje vëllai i autorit të dyshuar. Armand Shakaj ka ndërruar disa numra celulari

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, merret në pyetje vëllai i autorit të dyshuar. Armand Shakaj ka ndërruar disa numra celulari

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Eglant Kocit, që dyshohet se është vrarë, Prokuroria e Tiranës dhe grupi hetimor i policisë kanë marrë në pyetje Brunald Shakajn, vëllain e të dyshuarit Armand Shakaj. Kjo, pasi, siç thanë burime të sigurta të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, nga veprimet speciale hetimore ka të dhëna se ai ka dijeni për vendfshehjen e të vëllait. Një nga veprimet që ka kryer së fundmi i riu është mbushja e telefonit të të kërkuarit, që deri më 5 qershor ka ndërruar disa numra. Sakaq, prokuroria ka pranuar si veprim përdorimin e IMSI-catcher, raporton Anila Hoxha për gjurmimin e telefonëve të të kërkuarit, i cili vazhdon të fshihet në Tiranë. Një anëtar i grupit hetimor tha se, meqenëse...