‘Zgjedhorja’/ PD refuzon seancën dëgjimore me nëndrejtorin e Policisë Bizhga, shtyhet mbledhja

‘Zgjedhorja’/ PD refuzon seancën dëgjimore me nëndrejtorin e Policisë Bizhga, shtyhet mbledhja

Seanca dëgjimore e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore me Policinë e Shtetit u shty pas debateve mes opozitës dhe mazhorancës për mungesën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita. Në vend të tij, për raportim ishte deleguar zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga, një vendim që u kundërshtua nga deputetët e opozitës. Oerd Bylykbashi: Sot këtu duhej të ishte drejtori i Përgjithshëm. Këtu duhej të ishte drejtori i Përgjithshëm, nuk ka asgjë më të rëndësishme se Kuvendi. Nuk është e pranueshme të mos vijë në një seancë dëgjimore me komisionin e Reformës Zgjedhore. Nuk është seancë dëgjimore e zakonshme, përveçse do nënvizojmë problemet, duhet të kuptojmë se ku duhet të ndërhyjmë për të krijuar një kornizë ligjore që policia edhe të jetë e mbrojtur...