“Zgjedhje të reja”/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike jopartiake

“Zgjedhje të reja”/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike jopartiake

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një komunikim online me qytetarët ka komentuar kërkesat e protestuesve për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se këto kërkesa për qeveri teknike jopartiake janë legjitime. “Mendoj se kërkesa e saj është më e drejta e të gjithë të të drejtave, dorëheqje e menjëhershme. Dorëheqje e menjëhershme, krijimi i një qeverie teknike jopartiake. Pse jopartiake? Nuk ka asgjë, një qeveri teknike mund të jetë jopartiake edhe sikur të mos ishte protesta, por sot kemi një protestë jopartiake. Prandaj dhe krijimi i një qeverie jopartiake me misionin e përgatitjes së zgjedhjeve të reja.Mendoj se ky do ishte shërbimi më i madh që do i bënin kombit dhe Shqipërisë”, deklaroi Berisha.