Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Malësi të Madhe, vihet në pranga një 35-vjeçar, ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Malësi të Madhe, vihet në pranga një 35-vjeçar, ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Zbulohet një tjetër ‘shtëpi bari’ në Malësi të Madhe, ku për pasojë është arrestuar 35-vjeçari Kole Narkaj, dhe është shpallur në kërkim një person tjetër. Po ashtu janë ndaluar dhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe procedohet penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre. Policia ka sekuestruar 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre. Njoftimi: Malësi e Madhe / Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba. Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 8”. Shkon në 13 numri i rasteve të kësaj veprimtarie kriminale, të goditura në kuadër të operacionit “Neonët”. Vihet në pranga...