Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës, procedohen dy shtetase braziliane dhe administratori i hotelit

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës, procedohen dy shtetase braziliane dhe administratori i hotelit

Durrës/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit Finalizohet, pas 2 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Storm 16”. Zbulohet në lagjen nr. 13, Durrës, një ambient i marrë me qira për të ushtruar prostitucion. Procedohen penalisht 2 shtetase braziliane që ushtronin prostitucion në këtë ambient dhe në një hotel. Procedohet penalisht, për fshehje të të ardhurave, administratori i hotelit ku u kap njëra nga shtetaset braziliane. Shpallen në kërkim dy shtetase, njëra që kishte marrë me qira ambientin ku ushtrohej prostitucioni dhe tjetra që dyshohet se e ka ushtruar këtë veprimtari më parë, në këtë ambient. Procedohen penalisht edhe 8 shtetas. Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 10 celularë dhe pasaporta. Si rezultat i hetimeve...