Zbulohen dy lokale ku organizoheshin lojëra fati në Tiranë, arrestohet një nga pronarët dhe procedohet administratori
Policia e Tiranës ka zbuluar dy lokale ku organizoheshin lojërat e fatit. Për pasojë është vënë në pranga një nga pronarët e lokalit dhe është proceduar një administrator. Gjatë aksionit, u sekuestruan tavolina pokeri dhe pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 3, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, zbuluan 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati. Për këto raste:-u arrestua shtetasi E. H., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin që administronte, në rrugën “Sitki Çiço”, u konstatua se kishte përshtatur ambientin për organizimin e lojërave të fatit. Në...
Burimi:
top-channel.tv